Sallatë me spinaq dhe shegë nga zonja Mirela

9 Nëntor, 10:45 | Përditesimi: 9 Nëntor, 10:45

Sallatë me spinaq dhe shegë

Përbërësit:

  • 1 tufë spinaq i vogël vetëm gjethet
  • 1 mollë jeshile
  • 1 shegë
  • 100 g arra
  • 50 g fiq të thatë
  • Kripë dhe piper
  • Lëng limoni
  • Vaj ulliri

Përgatitja:

Vendosim në pjatë gjethe spinaqi, mollën e prerë hollë, fiqtë e grirë hollë, arrat dhe shegët. E marinojmë me limon, vaj ulliri, kripë dhe piper.

MC/Shqiptarja.com