Samiti B-40/ Veliaj nga Athina: Tirana merr Presidencën e Qyteteve të Ballkanit në 2024, mundësi për të rritur reputacionin e kryeqytetit

23 Janar 2023, 17:55

Vitin e ardhshëm Tirana do të marrë Presidencën e Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit, e njohur ndryshe si B40. Lajmin e ndau kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili merr pjesë në Samitin e Rrjetit B40, që po zhvillohet këto ditë në Athinë, me pjesëmarrjen e 70 kryetarëve të bashkive nga 10 shtete të Ballkanit.