Samiti i BE/ Policia ndalon protestën e Berishës në Bulevard më 6 dhjetor: Cenohet siguria kombëtare, mund ta bëni por jashtë perimetrit të sigurisë

26 Nëntor 2022, 12:32

Sali Berisha mund të zhvillojë protestën më 6 dhjetor, ditën kur në Tiranë organizohet samiti Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor, por jo në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ pasi është brenda perimetrit të sigurisë dhe kërcënohet siguria kombëtare dhe ajo publike. Sipas dokumentit të siguruar nga Shqiptarja.com aktiviteti i opozitës mund të zhvillohet në një zonë tjetër përtej perimietrit të sigurisë.