Samiti i Komunitetit Politik, Rama: Një dite historike e Europës në Shqipëri

17 Maj 2025, 08:31 | Përditesimi: 17 Maj 2025, 08:31

Tirana u kthye në epiqendrën e Europës. 47 liderë dhe 5 përfaqësues të lartë të institucioneve të BE zbritën dje në kryeqytet për punimet e Samitit të Komunitetit politik Europian.

Një nga një, liderët parakaluan në tapetin e kuq dhe u pritën nga kryeministri Edi Rama, i cili nuk kishte ‘harruar’ të vishte as atletet me numrin 5 dhe yllin e BE-së që e shoqëruan gjatë një muaji në fushatë zgjedhore. Koha nuk ishte në favor, me shi dhe vranësira, por kryeministri zgjodhi ta kalojë me batuta "shiun e sollën anglezët".

Pas kësaj ngjarje kryeministri Rama ka sjellë sot sërish sot në vëmendje ardhjen e lidërve duke theksuar se ishte një ditë historike e Europës në Shqipëri.

I.M/Shqiptarja.com