Sarma me lakër turshi nga zonja Vjollca

14 Janar 2021, 11:03

Sarma me lakër turshi

1 lakër turshi

500 gr mish të grirë

2 kokrra qepë

2 thelpinj hudhër

2 filxhan kafe oriz

1 lugë çaji piper I kuq

1/2 lugë çaji piper pikant ( opsionale)

kripë dhe piper të zi

pak vaj ulliri

Përgatitja:

Shpëlajmë dhe pastrojmë gjethet e lakrës I presim ato fletë-fletë dhe I bëjmë gati për mbushje. Ndërkohë në një tigan me 3 lugë gjelle vaj ulliri kaurdisim qepën, hudhrat shtojmë orizin I kaurdisim sëbashku, piper të kuq i përziejmë dhe I largojmë duke shtuar në tasin ku kemi vendsour mishin e grirë, kripë, piper të zi. Mbushim gjethet, shtojmënë tenxhere 2-3 fletët e lakrës të grirë dhe vendosim rradhë rradhë sarmat, në fund shtojmë 1 filxhan vaj ulliri, ujë të valuar sat ë mbushën sarmat. Vendosim një pjatë dhe I mbulojmë I vendosim në zjarr mesatar dhe I lëmë të ziejnë për 40-50 minuta deri uji të shterojë. I shërbejmë të ngrohta.