Sarma me patëllxhanë nga zonja Vjollca

20 Prill 2020, 11:37

Sarma me patëllxhanë

Përbërësit: 250 gr mish i grirë 2 qepë mesatare 3 thelpinj hudhra 1 lugë gjelle salcë 1 filxhan çaji oriz Kripë dhe piper i zi Piper i kuq 4 patëllxhanë 60 gr djathë parmixhan 1 lugë gjelle salcë 1 1/2 gotë ujë

Përgatitja: Pastrojmë patëllxhanët. I presim ato në feta të gjata dhe i spërkasim me pak kripë dhe i lëmë 10-15 minuta në ujë. Pasi i thajmë mirë i vendosim në tepsi, i spërkasim me vaj dhe i vendosim në furrë, në temperaturë 180 gradë Celsius për 20 minuta. Në një tigan me vaj ulliri përziejmë orizin, i shtojmë ujë dhe e lëmë të ziejë për 8 minuta, ndërkohë në një tigan tjetër me pak vaj ulliri kaurdisim mishin sa të ndryshojë ngjyrë dhe të thithë lëngun e tij. Shtojmë qepën të grirë hollë dhe i përziejmë së bashku për pesë minuta. Shtojmë një lugë gjelle salcë, një filxhan kafeje ujë, orizin gjysmë të zier, kripë dhe piper të zi, piper të kuq, por nëse doni mund të jetë dhe pikant. I trazojmë mirë. Vendosim në cdo fetë patëllxhan nga një lugë çaji kimë, e mbledhim patëllxhanin role dhe e vendosim në tepsi (gjithmonë duke e mbyllur rolenë nga poshtë.) Pasi të jetë mbushur tava, hollojmë një lugë gjelle salcë në një gjysmë gote ujë dhe spërkasim roletë. Grijmë djathin dhe vendosim nga pak në çdo role. I pjekim në furrë të parangrohur në temperaturë 180 gradë Celsius, për 30-35 minuta.