Satber Maka, një sekret në martesë që e bëri jetën ferr

2 Nëntor 2021, 07:20

Satber Maka, do të kishte pasur një jetë krejt të qetë, normale, nëse rrugët e jetës nuk do t’i kryqëzoheshin me Sulejmanin, student boshnjak që në rrethana krejt të çuditshme kishte mbetur në Shqipëri dhe punonte nga një hidrocentral në një tjetër. Sulejmani kishte pasur në jetën e tij 10 vite të tmerrshme burgu politik. Por për këtë fakt, nuk dinte gjë pothuajse askush. Satberi, gruaja që ai dashuroi, do të martohej me të, pa ditur asgjë për ato 10 vite burg. Dhe nuk do të dinte asgjë edhe përgjatë shumë viteve të tjera martesë, derisa gjithcka do të zbulohej e jeta do t'ju kthehej përmbys...