‘S'e fshehim dot që jemi atdheu i plagjiaturës’, Rama: Ky problem nuk është adresuar! Doktorantët e rinj janë në proces, shpresoj të mos bëhen berberë

21 Korrik 2025, 13:30 | Përditesimi: 21 Korrik 2025, 13:30

Kryeministri Edi Rama tha se problemi me plagjiaturat nuk është adresuar. Kryeministri Edi Rama tha se nuk mund ta fshehim dot se jemi ‘atdheu i plagjiaturës’, teksa shtoi se duhet bërë më shumë për ta eliminuar si problem. Ai tha se kanë shkurtuar ndjeshëm edhe doktoraturat kot, teksa shtoi me ironi se doktoranët janë në proces, por shpreson që të mos bëhen berberë.

r.k./Shqiptarja.com