Seanca për vulën, Berisha protestë para Gjykatës së Lartë! Militantët bllokojnë e rrugën! Mbajnë ‘1 minutë heshtje’ para selisë së PS-së

27 Dhjetor 2023, 16:16

Në momentet kur në Gjykatën e Lartë po shqyrtohej se çdo do të ndodhte me vulën e PD, Sali Berisha kishte thirrur një protestë.

Thirrjes iu përgjigjen disa qindra militantë, të cilët që në orët e para të mëngjesit bllokuan rrugën në kryqëzimin që lidh rrugët ‘Ibrahim Rugova’ dhe ‘Myslym Shyri’, një prej kryqëzimeve me trafikun më të ngarkuar në Tiranë.

Vetë drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit, përfshirë kreun e uniformave blu të kryeqytetit tentuan të negocionin me drejtues të Rithemelimit që rruga të lirohej për lëvizjen e qytetarëve, por pa sukses.