Sekuestrimi i kompanisë së inceneratorëve të Tiranës, Zhupa: SPAK të vazhdojë hetimet deri te koka

2 Gusht 2023, 14:04

Deputetja Ina Zhupa ka reaguar sërish për sekuestrimin e kompanisë së inceneratorit të Tiranës. Në një deklaratë për mediat, Zhupa tha se SPAK duhet t’i vazhdojë hetimet deri te koka e kësaj afere. Sipas Zhupës, Qeveria dhe Bashkia e Tiranës kanë vepruar të koordinuar si një organizatë e strukturuar kriminale sa i takon çështjes së inceneratorëve.