‘Sezon i ri, avaz i vjetër’, Berisha: Parlamentin do ta hapim me komision hetimor për zgjedhjet

10 Shtator, 14:24 | Përditesimi: 10 Shtator, 14:24

Parlamenti do të mblidhet për herë të parë pas zgjedhjeve të premten më 12 maj, që pritet të jetë më shumë një seancë formale.

Edhe pse pritet të nisë një sezon i ri i legjislaturës parlamentare, avazi i demokratëve është i vjetër.

Sali Berisha, në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD, tha se opozita do të nisë Parlamentin me një komision hetimor parlamentar për zgjedhjet.

“Parlamentin do ta hapim prapë me komision hetimor për zgjedhjet, themelor, fjala e lirë, vota e lirë. Ti nxjerrim kriminelët elektoralë para shqiptarëve, siç nxorrëm kriminelët e djegësave. Ti nxjerrim aty”, u shpreh Berisha.

Kujtojmë se edhe në vitin 2021, në shtator opozita kërkon ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për zgjedhjet e 25 prillit, me argumentin se qeveria socialiste bleu votat.

r.k./Shqiptarja.com