Sezoni turistik, qeveria ndryshon ligjin për zhurmat në mjedis! Kumbaro: Bashkitë të përcaktojë zonat ku nuk lejohet muzikë me zë të lartë, policia të ndëshkojë shkelësit

13 Prill 2023, 09:59

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme ndryshimet në ligjin për vlerësimin e zhurmave në mjedis. Ky amendim i ligjit vjen pak para nisjes së sezonit dhe është bërë me qëllim që të ulet niveli i ndotjes akustike në zonat turistike dhe ndarjen e kompetencave mes institucioneve, se cili do të ketë përgjegjësinë për monitorimin e nivelit të ndotjes në përputhje me parametrat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.