Sfidat e biznesit dhe investitorët e huaj/ Ambasadorja e BE: Shqipëria ka bërë përparime në luftën e korrupsionit

24 Prill 2023, 18:11

Ambasadorja e Delegacionit të BE në Tiranë, Christiane Hohmann duke folur për investimet, tha se Shqipëria ka bërë përpara në këtë drejtim. Ajo tha se një ndër problemet që hasin më shumë investitorët e huaj është informaliteti dhe korrupsioni dhe konkurrenca e lirë, por shtoi se vendi ynë ka bërë përpara.