'Shefat e policisë dreka e darka me kriminelë', Meta para protestuesve: Rama tmerrohet nga fjala e lirë (Ndërpret fjalën për të dëgjuar Berishën nga Kuvendi)

13 Shkurt 2023, 19:37

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbajtur fjalën e tij para protestuesve të cilët janë mbledhur para Kuvendit. Ai tha se deputetët e opozitës dhe protestuesit e mbledhur, përfaqësojnë 750 mijë vota të marra në zgjedhjet e 25 prillit.