Shefi i Rrugores: 85% e aksidenteve për mos respektim të rregullave! Kritikohemi se vëmë shumë gjoba, por ka shumë shkelje! Këmbësorët s'dinë si ecet në rrugë, ka nisur edhe gjobitja e tyre

11 Nëntor 2021, 19:00 | Përditesimi: 11 Nëntor 2021, 22:08

TIRANË- Aksidenti te '21 dhjetori' dhe ai ku u përfshi aktori Gaz Paja kanë një emërues të përbashkët, shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor dhe ky fakt është evidentuar edhe nga Shefi i sigurisë rrugore në Policinë e Shtetit, Skënder Ismaili. Në studion e Report Tv, Ismaili tha se 85% e aksidenteve rrugore në Shqipëri janë pikërisht për shkak të mos respektimit të sinjalistikës nga ana e shoferëve.

"85% e ngjarjeve rrugore dhe atyre me pasoja kanë ardhur si rezultat i mosrespektimit të rregullave, sinjalistikës, parakalimet e gabuara. Nëse këta do kishin zbatuar rregullat, këto ngjarje mund të ishin ndaluar", tha Ismaili.

KT/Shqiptarja.com