Shefja e fushatës së PD për Tiranën: Veliaj mashtron për ndërtimin e shkollave! Bejko ka program për t'i dhënë zgjidhje arsimit

29 Prill 2023, 16:52

Shefja e fushatës së PD për Tiranën, Mirela Karabina thotë se Erion Veliaj ka kryer mashtrime dhe në takimet për fushatën elektorale nuk tregon gjëra të vërteta, por manipulon opinionin publik. Sipas saj, Veliaj nuk ka kryer ndërtime shkollash aq sa pretendon duke shtuar se shkolla me turne vijon ende për shkak se ka dendësi të nxënësve.