Shehi: Ç’është kjo ngutje për Portin e Durrësit? Kjo më bën të dyshoj, na erdhën 99 faqe kontratë pardje, kush nga ju i ka lexuar?

15 Nëntor 2022, 09:57

Opozitari Dashamir Shehi ka kërkuar shtyrjen e diskutimeve për projektin e Portit të Durrësit pas buxhetit, duke thënë se qeveria po nxiton për këtë projekt, e për këtë arsye ka dyshime mbi qëllimet e saj.

“A nuk ishte më logjike që ta shtyjmë këtë punë pas Buxhetit, pse kjo ngutje, ne po firmosur biznesin më të madh shqiptar siç e thoni ju, pse vika mbrapa, dje erdhi kontrata, kontrata është 99 faqe, ka ndonjë që e lexon nga ne dhe e shpjegon, pa u konsultuar me një jurist, ku qëndron dhe jo, ku jemi ne këtu, ça po ndodh, jemi luftë? Po bëhet biznes që do vazhdojë 10 vjet, ju doni të mbyllni për 10 ditë, kjo ngutje më shqetëson mua, se gjërat e ndershme s’bëhen kështu”, tha Dashamir Shehi.

  •