Shije bakllavaje pa peta nga zonja Vjollca

17 Prill 2020, 11:26 | Përditesimi i fundit: 2020-04-17 11:28:42

Shije bakllavaje pa peta

Përbërësit: 8 kokrra vezë 8 lugë gjelle sheqer 250 gr arra 10 biskota savojard 2 lugë gjelle galetë të grirë 1 pako pluhur pjekës 1 lugë çaji gjalp Sherbeti 500 gr sheqer 350 ml ujë 2 feta limon

Përgatitja: Fillimisht ndajmë të bardhat e vezëve nga të verdhat e vezëve në tasa të veçantë. Në tasin me të bardhat e vezëve shtojmë gradualisht sheqerin, gjatë kohës që fillojmë përzierjen e tyre me mikser vezësh. E rrahim derisa të na formohet një marengë e fortë. Sheqerin e mbetur e shtojmë tek të verdhat e vezëve dhe i rrahim deri sa sheqeri të shkrijë. Bashkojmë të verdhat me të bardhat e vezëve në një tas të vetëm duke i përzier mirë së bashku. Shtojmë në tasin me vezë arrat e grira , biskotat e bluara gati si miell , 1 lugë çaji pluhur pjekës dhe 2 lugë gjelle peksimadhe. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit. Lyejmë një tepsi me gjalp dhe e pudrosim me peksimadhe. Nivelojmë brumin dhe vendosim tavën në furrë në temperaturën 170 ºC për 45-50 minuta. Ndërkohë vendosim në zjarr ujin me sheqerin, lëngun e limonit dhe lëkurën e tij. E lëmë tenxheren të ziejë në temperaturë mesatare. Nga momenti që fillone të ziejë e lëmë edhe 5 – 7 minuta të tjera. Më pas e largojmë dhe e lëmë të ftohet jo plotësisht port ë ketë një nxehtësi mesatare. Pasi ëmbëlsira të jetë pjekur e lëmë të ftohet për 15 minuta , e presim në racione dhe më pas e shërbetosim. E lëmë të ftohet dhe e shërbejmë.