Shkarkimi i Veliajt/ Shabani: Nuk ka pse të dëgjohet, duhej të kishte dhënë dorëheqjen për interesin publik

23 Shtator, 11:39 | Përditesimi: 23 Shtator, 11:39

Këshilltari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Endri Shabani ka folur pas mbledhjes së Komisionit të Ligjeve në Bashki, ku u fut në rend dite pika për shkarkimin e Erion Veliajt në mbledhjen e Këshillit që do të mbahet po sot në orën 16:00. Shabani tha për mediat se PS është vonuar për këtë kërkese, duke thënë se opozita e ka kërkuar prej kohësh. Pyetjeve të gazetarëve nëse u diskutua për kërkesën e Veliajt që të jetë i pranishëm në mbledhje, Shabani tha se nuk pati dakordësi, por sipas tij nuk ka përse të dëgjohet.

 

r.k./Shqiptarja.com