Shkatërroi rrjetin e prostitucionit në Itali, por u braktis nga autoritetet! Shqiptarja paralajmëroi vetëvrasjen pak para se ta kryente: Duan të më dëbojnë! Hajde më arrestoni në arkivol

11 Nëntor 2021, 12:38 | Përditesimi: 11 Nëntor 2021, 12:38

Gjatë gjithë jetës së saj Adelina Sejdini ka pasur vetëm tragjedi. Ajo u rrëmbye që e re, u dhunua dhe përdhunua dhe u shfrytëzua seksualisht që në moshën 22-vjeçare në rrugët e Italisë.  Falë denoncimit të saj ajo arriti të ikte nga duart e trafikantëve dhe ti vinte ata pas hekurave, por tragjeditë e ndoqën edhe më pas ku nuk mori mbrojtje nga shteti italian dhe familja e saj e mohoi. Pas gjithë këtyre peripecive ajo kishte marrë edhe një urdhër dëbimi nga Italia, që e çuan Adelina Sejdinin drejt aktit ekstrem, atë të vetëvrasjes duke u hedhur nga një urë në Itali pak ditë më parë.

r.k./Shqiptarja.com