Shkëputet një copë fasade nga pallati, e reja shpëton mrekullisht! Momenti i frikshëm kapet nga kamerat e sigurisë

20 Nëntor, 16:10 | Përditesimi: 20 Nëntor, 16:10

Një vajzë ka shpëtuar për mrekulli pasi disa pllaka dekorative të fasadës së pallatit u shkëputën nga lartësia dhe ranë në tokë, fare pranë saj teksa po kalonte në rrugë.

Në pamjet e kamerave të sigurisë shihet e reja duke ecur në trotuar, ndërsa pak çaste më vonë pllakat bien me shpejtësi në tokë, shumë pranë saj. Për fat të mirë, vajza arrin t'i shpëtojë goditjes.

K.C/Shqiptarja.com