Shkodër, bujtina "Tradita" në festë

26 Janar 2021, 09:15

Gëzuar festën e vitit të ri, gëzuar në shtëpitë dhe familjet tuaja, për një vit të ri e të mbarë, shëndet mbi të gjitha, paqe, punë dhe dashuri mes nesh! Ky është urimi që Veri Jug e sjell natën e fundit të vitit nga qyteti I Shkodrës, saktësisht nga bujtina e madhe Tradita, një bujtinë mikpritëse në të katër stinët e vitit për gegë e toskë në të gjitha travat shqiptare. Ideuesi dhe themeluesi I bujtinës Tradita Gjon Dukgilaj rrëfen historinë e bujtinës. Më pas ndalesë në muzeun etnografik të bujtinës, një shpjegim për kulturën e jetesës së familjeve shkodrane dhe veshjet e mrekullueshme, ku spikasin xhamadani I burrave dhe fustanellat e grave, ndër më të rrallat në botë. Festa e qytetarëve shkodranë tek Tradita shoqërohet edhe me muzikë popullore nga dy këngëtarë që duartokiten për zërat e tyre të ngrohtë. “Shkodër, bujtina Tradita në festë” ky është titulli I reportazhit kushtuar festës së vitit të ri, me moderatorin e emisioneve Veri Jug, gazetarin Agim Pipa.