Shkopinj me djathë dhe erëza, që bëhen në çast nga zonja Mirela

21 Shtator, 10:58 | Përditesimi: 21 Shtator, 10:58

Shkopinj me djathë dhe erëza

Përbërësit:

  • 250 g miell
  • 110 ml ujë
  • 20 ml vaj ulliri
  • 1 lugë kripë
  • 1 vezë
  • 100 g djathë parmigiano i grirë
  • Piper dhe rigon sipas dëshirës

Përgatitja:

Në tas rrahim vezën me ujë dhe vaj ulliri, shtojmë miellin dhe pasi të bëhet brumë shtojmë djathin e grirë, piper të zi dhe rigon. Brumin e hapim petë me trashësi 2 cm dhe e presim në shirita 2 cm, i japim formë duke i rrotulluar rreth vetes edhe i pjekim në furrë të parangrohur me 180 ° për 12 minuta.

MC/Shqiptarja.com