Shmangën ‘e-Albania’ e futën në klasë të parë fëmijët nën 6 vjeç, Ministria: Drejtorët do penalizohen! Asnjë nxënës s'përjashtohet, AKSHI do t’i regjistrojë manualisht

20 Janar 2023, 18:28 | Përditesimi i fundit: 2023-01-20 19:48:24

Drejtuesit kanë pranuar në klasë të parë fëmijë 5-vjeçarë që mbushin moshën 6-vjeçare brenda muajit dhjetor. Në fakt, ka qenë kërkesë e vazhdueshme e prindërve që fëmijët e tyre të regjistrohen në shkollë ende pa mbushur 6 vjeç duke qenë se i kanë fituar njohuritë bazë përmes parashkollorit