Shpartallimi i opozitës dhe debati për Belerin, Idrizi braktis studion (22 maj 2023)

23 Maj 2023, 07:25

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri dhe miku i tij Pandeli Kokaveshi, të arrestuar 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit për blerje votash, do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve. Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ishte i ftuar në Report Tv, ku tha se vendimet duhet t’i marrë drejtësia. Ajo çka i bën përshtypje është se po krijohen tensione mes 2 vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë që nuk i cilëson aspak të mira. Opozita është përçarë më shumë për shkak të disfatës së thellë më 14 maj, e thënë ndryshe rezultat shpartallues. Gazetarët Hysni Gurra dhe Genc Burimi, analisti Redi Varaku dhe anëtari i këshillit Kombëtar të PD, Besart Logu ishin të ftuar në ‘Report Tv’ kanë bërë analizën e asaj çfarë po ndodh në opozitë.