Shqipëria 14 vite në NATO, Kollçaku për Report Tv: Kemi kontribuar në të gjitha operacionet dhe misionet

1 Prill 2023, 14:16

sh-kreu i FA, Bardhyl Kollçaku ka folur në Report Tv për 14 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Kollçaku tha se Shqipëria ka qenë një ndër vendet më kontribuuese në aleancë në të gjitha operacionet dhe misionet.

Sipas tij, ushtarët shqiptarë kanë qenë gjithnjë në nivelin e ushtarëve të vendeve të mëdha si SHBA e Gjermania.

“Shqipëria ka qenë një nga kontribuueset më të mëdha në aleancë në të gjitha operacionet dhe misionet dhe kontribute në të gjitha misionet e tjera. Kryesorja është siguria, një nga parametrat kryesorë për një vend. Siguria nuk është falas, Shqipëria përveçse përfiton duke qenë pjesë e aleancës ka edhe detyrimet për të kontribuar. La barrën e përgjegjësisë për të pasur kapacitet operacionale të gatshme për të dislokuar, janë edhe përgatitjet që duhet të bëhen para vendet. Ka detyrë të kontribuojë me forca dhe mjete për aleancën.

Aleanca ka rritur dislokimet në kufijtë lindor pas agresionit të Rusisë. NATO është në gatishmëri për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të vendeve anëtare. Performanca niveli i profesionalizmit dhe trimërisë së ushtarëve tanë, kudo që kanë qenë në operacione, ka qenë i shkëlqyer. Ne kemi edhe dëshmorët, majori vogli. Ajo që është më e rëndësishme është që jo vetëm kemi kontribuar më shumë se mundësitë tona, por kudo ku kanë qenë ushtarakët shqiptarë, kanë qenë në të njëjtin nivel dhe kemi bashkëpunuar e luftuar krah për krah me SHBA, gjermanët, turqit”, tha Kollçaku.