Shqipëria përballet sot me Poloninë, Dobi: Ndeshje gracke, barazimi do ishte fitore! Rraklli: Polakët do luajnë fort, nuk do lejojnë humbjen për herë të dytë

27 Mars 2023, 10:31 | Përditesimi i fundit: 2023-03-27 12:00:37

Shqipëria do të përballet sot me Poloninë në Varshavë dhe dy ish lojtarë të Kombëtares besojnë se do e arrijë kualifikimin për në ‘Euro 2024’. Ish futbollisti Enkelejd Dobi u shpreh se është ndeshje gracke për shkak se Polonia humbi në përballjen me Çekinë. Edhe ish sulmuesi i Kombëtares, Altin Rraklli i cili tha se Polonia do të jetë e fortë në këtë përballje për shkak se nuk mund t’i lejojë vetes një humbje të dytë.