Shqipëri-Itali marrëveshje për vajin e ullirit e verërat! Eksperienca italiane në rritjen e cilësisë, qëllim zgjerimi i eksporteve

27 Mars 2023, 18:18

Italia dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për rritjen e cilësisë së produkteve shqiptare të vajit të ullirit dhe verës me qëllim eksportimin e tyre. Marrëveshja u siglua nga Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca dhe Ministri i Bujqësisë, Sovranitetit Ushqimor dhe Pylltarisë i Republikës së Italisë Francesco Lollobrigida