Shqiptarët ‘dehen’ nga ovacionet, Rama: Do ua sjell Shqipërinë këtu, si sot 1 vit do hapim konsullatën shqiptare në Kretë

29 Mars 2025, 18:27 | Përditesimi: 29 Mars 2025, 18:27

Rama nga Kreta u ndal ditën e sotme dhe në një njoftim i cili u prit me shumë ovacione gjatë takimit nga shqiptarët e pranishëm.

Rama tha se si sot një vit më pas në Kretë do të jetë konsullata e re e Shqipërisë.

Rama: Kreta është një ishull kokëfortësie, njerëzit më kokëfortë kanë dal këtu në Kretë dhe keni trumfuar këtu dhe prandaj unë dua tju them se si sot 1 vit, këtu do të jetë në dispozicionin tuaj Konsullata e Shqipërisë. Ju nuk do keni nevojë të shkoni në Athinë, njësoj siç shkodranët apo vlonjatët e kanë tmerr kur i thonë shkoni në Tiranë, unë e di që dhe ju e keni tmerr kur ju thonë shkoni në Athinë, por ne do tja u sjellim shtetin shqiptar këtu në Kretë.

r.k./Shqiptarja.com