Shtatori me agjendë të ngjeshur, PS përballë ndryshimeve! Emra të rinj ne qeveri? Krashi: S’i përjashtoj, sfidat ndryshojnë

9 Gusht 2023, 15:04

Nismat parlamentare dhe takimet organizative, përbëjnë një agjendë të ngjeshur për socialistët në shtator. Ndryshimet në strukture, të mundshme edhe në kabinet do të mbledhin për herë të dytë Asamblenë e selisë rozë. Deputeti Socialist Lavdrim Krashi, njoftoi se në shtator do t’i jepet zgjidhje edhe votës së emigrantëve.