Shtëpia e shkrimtarit Dritëro Agolli së shpejti në muze, Veliaj: Do të jetë perla e radhës në Tiranë

26 Korrik 2023, 12:58

Apartamenti në Rrugën e Dibrës, ku punoi dhe jetoi për shumë vite njeriu i madh i letrave shqipe, Dritëro Agolli, do të hapet së shpejti si muze për t’u vizituar nga qytetarët e Tiranës dhe turistët. Në të njëjtin pallat ndodhet edhe “Shtëpia Kadare”, shkrimtarit tjetër të madh shqiptar. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se “Shtëpia Agolli” do të jetë një lloj muzeu i së ardhmes, që jeton në ekosistemin e komunitetit