Në GJKKO u mbajt seanca e radhës për aferën Partizani. Kreu i PD u paraqit në SPAK për masën detyrim paraqitjeje. Në dalje duke komentuar procesin tha se s’kishte asnjë pretendim për treshen e gjyqtarëve. Por në të kundërt, në sallë avokatët kërkuan dorëheqjen e tyre, me argumentin se kontrollohen nga SPAK. Seanca shtyhet për në 15 shtator.
















