Shtyhet seanca gjyqësore për vendimin e Këshillit Kombëtar të PD! Çfarë kërkuan përfaqësuesit ligjorë të Bardhit dhe Bashës

1 Nëntor 2023, 16:14

Seanca e planifikuar për ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës është shtyrë për datën 3 nëntor në orën 09:00. PD zyrtare u kërkon përfaqësuesve të Gazment Bardhit dokumentacion që vërteton mbledhjen e Këshillit Kombëtar të datës 28 korrik 2023, e cila është bërë online.