Shtyhet votimi për rritjen e pagave për 'Kushtetuesen', PS s’gjen 84 votat! Xhafaj i ashpër: S'kanë vështirësi sa SPAK e GJKKO! Braçe e opozita kundër

12 Qershor, 19:03 | Përditesimi i fundit: 2024-06-12 19:22:03

Kuvendi shtyu sërish votimin për rritjen e pagave të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Edhe pse ishte futur në rendin e ditës, maxhoranca u tërhoq nga votimi në mungesë të 84 votave të nevojshme. Kritiku më i madh ishte socialisti Xhafaj që e quajti absurd, ndërsa nga premtimi për votë pro u tërhoq edhe Basha.