Teksa u njoftua shtyrja e seancës paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha, nën arrest shtëpie prej një viti për dosjen e aferës “Partizani”, si dhe dhëndrin e tij, dy biznesmenët dhe financieren, për më 25 nëntor, ora 12:00, i pari që foli pas daljes nga seanca te GJKKO, ishte avokati Genc Gjokutaj.
Ai pohoi se seanca u shty dhe më tej do vendoset nëse do kalojë për gjykim themeli, kurse dosja sipas tij ka 160 mijë faqe (më voluminozja deri tani). Gjokutaj theksoi se do vijojë të kërkojë pushimin e çështjes si të pabazuar në prova dhe lirimin e Berishës nga arresti shtëpia.
Teksa sqaroi se prezenca e ish-kryeministrit nuk ishte e nevojshme, pasi ishte një veprim thjesht procedurial, por shtoi se Berisha do të vijë në Gjykatë sa herë që të vlerësohet e nevojshme.