Deputeti Gazment Bardhi komentoi tryezën e thirrur sot nga Lulzim Basha duke thënë se krah kishte persona të përfolur për korrupsion.
Gazetarja e Report Tv Daniela Maloku e pyeti si mund të bashkëpunonte me Berishën e shpallur dy herë nongrata.
Pyetje:Kur komentuat tryezën e Lulzim Bashës folët për një person të korruptuar, a na thoni kush është. Dhe si bashkëpunoni me Sali Berishën që është shpallur 2 herë non grata?
Gazment Bardhi: “Fola për raporte zyrtare të progresit të bashkimit Europian të cilat evidentojnë të dhëna sesi në sistemin e drejtësisë në një periudhë të caktuar për promovime në detyrë apo transferime në gjykata karriere paguheshin 300 mijë euro. Se kush janë personat përgjegjës ju ftojmë si gazetarë... Sa i takon cështjes tjetër e kam mbajtur qëndrimin publik. Nuk di të ketë akuza konkrete për korrupsion për kryetarin e PD-së së Shqipërisë. Pastaj qëndrime, pa diskutim, mund të kem unë apo cilido por nuk di të ketë akuzë konkrete me të dhëna konkrete”