Si do bashkohet PD-ja? Përgjigjet Basha: S’ka ngjitje mekanike, demokratët duhet të bashkohen rreth vlerave

29 Maj 2023, 21:05

Lulzim Basha, në takimin me të rinjtë në Durrës, u pyet se a ka një plan për bashkimin e Partisë Demokratike. Basha tha se nuk ka ngjitje mekanike, por se PD duhet të bashkohet rreth vlerave. Për të ardhur bashkimi, Basha tha se njëherë duhet kuptuar situata në të cilën ndodhet PD-sa, duke thënë se Berisha e mori peng për interesat personale.