Kur kanë mbetur 45 ditë nga 11 maji kur shqiptarët do i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e tyre të re, Instituti prestigjioz Italian i statistikave ‘Piepoli’ në bashkëpunim me Report Tv, sjellin rezultatet e sondazhit të dytë brenda marsit 2025 dhe i treti në total për këto zgjedhje.
Përmes një metodologjie ekselente të kampionimit, publiku mëson në ekranin e Report Tv dhe livestream në Shqiptarja.com, se si janë të prirur të votojnë shqiptarët më 11 maj.
Ndërkohë pabesueshmëria e opozitës me në krye Sali Berishën ka rënë ndjeshëm në krahasim me të dhënat e sondazhit të 13 marsit. 59 % e të anketuarve janë përgjigjur se veprimtaria politike e opozitës (PD- ASHM) udhëhequr nga Sali Berisha është ‘aspak e besueshme”, 4 % më shumë se rezultatet e sondazhit të 13 marsit kur kjo pabesueshmëri ishte 55 %. Në total 65% e të anketuarve nuk e besojnë në krahasim me 18 % që e besojnë.