Si negocioi Berisha me rusët për hidrocentralet në 2012-n, një delegacion i shkoi në zyrë! Në 2007-n e kishte hapur tregun për serbët përmes Fazlliç

13 Shkurt 2023, 21:48

Report Tv ka siguruar dokumentin që vërteton negociatat që ka kryer Sali Berisha në kohën kur ishte kryeministër, me kompaninë shtetërore ruse RusHydro. Dokumenti është një letër e dërguar nga ambasadori rus, Abramov për ministrin e Energjetikës të asaj kohe, Edmond Haxhinasto, përfaqësues i LSI-së në qeverisjen që Meta kishte prej 3 vitesh me Sali Berishën.