Si rishkruhet historia dhe udhëkryqi i opozitës

1 Qershor 2021, 07:15 | Përditesimi i fundit: 2021-06-01 07:39:45

I ftuar në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”, historiani Paskal Milo, anëtar i grupit të punës, ka dhënë më shumë detaje rreth këtij projekti, që pritet të zgjasë rreth dy vite. Ai ka sqaruar se nuk duhet të presim një përmbysje të historisë, por riinterpretim të një fakti historik, të një fenomeni, pasi një historian e shikon nga një pikëpamje të caktuar.
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku thotë se vendimi për djegien e mandateve ishte lëvizja më ekstreme paqësore që u ndërmor dhe se ishte rruga e vetme që i kishte mbetur. I ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo', Çollaku tha se askush nga ato që kritikon Bashën sot nuk kundërshtoi vendimet ekstreme të PD-së, siç ishte djegia e mandateve apo mos hyrja në zgjedhjet lokale dhe pothuajse sipas tij ishin të gjithë unanimisht dakord.