Si u zhdukën dy 17-vjecarët një mbrëmje paranvere në Selanik?

14 Janar 2020, 20:29 | Përditesimi i fundit: 2020-01-14 20:45:39

Dy të rinjë pasi u përdorën si hajdutë nga dy bashkëfshatarë humbasin kontaktet me familjarët. 
Në kërkim të Qemal Pacit dhe Atli Likës ka qënë redaksia e emisionit investigativ “ Pa Gjurmë” me moderatore Odeta Dume Mandro këtë mbrëmjë. Edhe pse kanë kaluar 22 vite nga dita qe humbën çdo gjurmë adoleshentët, dy familjet dibrane rrëfyen këtë mbrëmje historinë e fëmijëvë. Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv