Siguria ushqimore, Rama: S’ ka më paralajmërime, nga e hëna do sekuestrohet çdo shishe qumështi dhe bulmet pa faturë

11 Korrik, 18:34 | Përditesimi: 11 Korrik, 18:34

Kryeministri Edi Rama, në takimin me kryebashkiakët e vendit, tha se nga e hëna do të sekuestrohet çdo shishe qumështi dhe bulmet tjetër që është pa faturë.

Ai tha se s'do të ketë më paralajmërime, pasi në këtë stinë ku temperaturatë janë të larta, këto produkte mund të rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.

I.M/Shqiptarja.com