Simite briosh me mollë dhe kanellë nga zonja Vjollca

22 Prill 2020, 10:47

Simite briosh me mollë dhe kanellë

Përbërësit: Brumi: 1 vezë plus 1 të verdhë veze 2 lugë gjelle sheqer 1/2 lugë kafeje kripë 2 lugë gjelle kos 150 ml qumësht 7 gr maja e thatë 500-550 gr miell 50 gr gjalp Mbushja 3 mollë 2 lugë gjelle sheqer 1 lugë kafe kanellë

Përgatitja: Në një tas fillimisht vendosim vezët, sheqerin, kripë dhe kos. I përziejmë mirë derisa të na formohet një masë homogjene. Shtojmë qumeshtin, majan, dhe vazhdojmë përzierjen. Shtojmë pak nga pak miellin duke e përzierë dhe në fund shtojmë gjalpin në temperaturë ambienti ose të tretur pak. Përziejmë mirë brumin derisa mos të na ngjitet nëpër duar dhe e vendosim në një enë të mbuluar me celefon. E lëmë një orë të pushojë. Ndërkohë pastrojmë mollët dhe i presim në feta si fetat e portokallit. Në një tas vendosim 2-3 lugë gjelle sheqer plus kanellë. Pasi të ketë kaluar koha e ardhjes së brumit e largojmë nga tasi duke e shtypur pak me duar, por jo ta punojmë. Me kujdes e vendosim në tavolinën e punës dhe hapim një petë të trashë 3-4 mm. Me ndihmën e një gote uji ose të një forma të rrumbullakët bëjmë disa rrathë. Lyejmë fetat e mollës me sheqer dhe kanellë dhe i vendosim në mes të cdo rrethi brumi. Bashkojmë pjesët anësore të rrethit, duke fiksuar mollën brenda. Në një tepsi me diametër 30 cm vendosim brioshët e mbushur me mollë duke krijuar një rreze, brumin që tepron e bëjmë kulaç dhe e vendosim në qendër. Lyejmë në fund brioshët me të verdhë veze dhe pak qumësht. I vendosim në furrë për 30 minuta, në temperaturë 180 gradë Celsius.