‘S’mund të vendosësh çmime marramendëse thjesht se je në Ksamil', Rama: Të ndiqet shembulli i Himarës dhe Lezhës

4 Shtator, 13:41 | Përditesimi: 4 Shtator, 13:41

Kryeministri Edi Rama mori shembullin e bashkisë së Himarës dhe Lezhës për menaxhimin e plazheve, duke kërkuar që një gjë e tillë të ndiqet edhe në zonat e tjera. Kreu i qeverisë u ndal te Ksamili ku tha se çmimet marramendëse nuk mund të vendosen thjesht se ndodhesh në atë zonë, "kur vetë s’ke asnjë kontribut as për ngjyrën e detit, cilësinë e rërës apo bukurinë që e rrethon". 

 

I.M/Shqiptarja.com