Sodanik korçar, fergesë me mëlçi viçi dhe omëletë me kërpudha / Pjesa e dytë

24 Shtator 2018, 07:36

Receta e dytë : Fërgesë me mëlçi viçi

300 gr mëlçi viçi

2 qepë të vogla

2 thelpinj hudhër

1 lugë gjelle miell misri

1 spec i kuq

1 spec djegës

2 domate

1 gotë ujë

4 lugë gjelle vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi

Lajmë, thajmë mëlccinë dhe e presim atë në kubikë. E kaurdisim me 2 lugë gjelle vaj ulliri deri sa të ndryshojë pak ngjyrë, ose e pjekim në zgarë në copa të paprera, e më pas e presim në kubikë me brinjë 1 cm.

Pasi e skuqim e lëmë mënjanë. Në një tigan shtojmë vaj , qepën të prerë në kubikë , kripë dhe e kaurdisim deri sa qepa të zverdhet pak. Shtojmë specin që e kemi prerë në kubikë të vegjël dhe vazhdojmë kaurdisjen. Shtojmë 1 lugë gjelle miell misri dhe vazhdojmë përzierjen. Më pas shtojmë domaten e prerë në kubikë të vegjël, hudhrën, spec pikant dhe i skuqim pak duke shtuar 1 gotë ujë , e më pas e lëmë të ziejë.largojmë tiganin, shtojmë mëlccitë dhe i trazojmë së bashku. Në fund shtojmë gjizën dhe e trazojmë. Fërgesën e largojmë nga tigani duke e vendosur në një tavë dheu. Vendosim tavën në furrë në temperaturën 200ºC për 15-20 minuta.

Receta e tretë : Omëletë me kërpudha

Përbërësit:

200 gr kërpudha

1 qepë

2 thelpinj hudhër

20 gr dhjamë i tymosur

1 lugë miell

4-5 vezë

6 lugë qumësht

Arrë moskat

Vaj ose gjalp për skuqje

Kripë dhe piper

Përgatitja:

Pastrojmë dhe lajmë kërpudhat , i kullojmë dhe i presim hollë. Grijmë qepën imët. Hedhim në një tigan pak yndyrë dhe dhjam të prerë në katrorë të vegjël. Sa të shkrihet pak hedhim qepët e hudhrat që të skuqen deri sa të marrin një ngjyrë të verdhë. Shtojmë kërpudhat që të skuqen edhe ato së bashku me qepët. Shtojmë pak kripë dhe piper, ndërkohë rrahom vezët së bashku me miell dhe qumësht. Hedhim në të pak kripë, piper dhe arrë moskat. Më pas e hedhim këtë masë mbi kërpudhat e skuqura , të nxehta. Sa të mpikset omleta , e të mbetet me butë, vihet në pjatë të nxehtë. Shërbehet me sallatë të gjelbër, tranguj dhe domate të prera në feta. Nëse dëshironi mund të hidhni kopër dhe qepë të prera imët.