Sondazhi ekskluziv i Piepolit/ 50% e shqiptarëve i japin Ramës mandatin e katërt! Berisha mbetet forcë e dytë me 37%, por bie besueshmëria! Rritet Lapaj, bie Shehaj

17 Prill 2025, 23:10 | Përditesimi: 17 Prill 2025, 23:10

 Teksa partitë politike kanë përmbyllur 1 javë fushatë, Report Tv dhe instituti prestigjioz italian Piepoli, sjellin sondazhin e 4 elektoral.

45% e shqiptarëve të anketuar janë të kënaqur me punën e qeverisë, duke ruajtur kështu të njëjtën shifër me sondazhin e një jave më parë.

Vetëm 31% e shqiptarëve kanë besim tek opozita e Sali Berishës. Një rënie me 1% krahasuar me rezultatin e sondazhit të një jave më parë, kur besimi ishte 32%. 

I.M/Shqiptarja.com