Sondazhi Piepoli/ Socialistët: Konfirmoi se jemi forcë e parë! Korreshi: Duhet të reflektojmë që të maksimalizojmë votën

30 Mars 2023, 15:56 | Përditesimi i fundit: 2023-03-30 16:30:33

Nëse shqiptarët do të votonin sot, mbi 60% e tyre do të merrnin pjesë në zgjedhje dhe rreth 50 për qind do të zgjidhnin Partinë Socialiste. Shifra ka dalë nga rezultatet e para të sondazheve të Institutit Italian Piepoli në bashkëpunim me Report Tv. Për deputetët socialistë kjo shifër faktoi se janë forca që u rrinë më afër qytetarëve, të cilët kanë krijuar besueshmëri tek gjërat që ato thonë dhe bëjnë