Sot Dita e Dëshmorëve, nderohen të rënët për Atdheun! Rama, homazhe te memoriali "Nënë Shqipëri' në Tiranë! Të pranishëm dhe Nikolla e Veliaj

5 Maj 2023, 13:54

Sot në 5 Maj, Ditën e Dëshmorëve Shqipëria përkujton të rënët në luftë. Vrasja në 5 maj 1942 e Qemal Stafës, ish sekretari politik i të rinjve komunistë, në nderim të veprës së tij, është caktuar të jetë Dita e Dëshmorëve.