Sot kërkon ta ‘heqë qafe’ për njëanshmëri, por 5 muaj më parë Berisha falënderonte publikisht gjyqtaren Davidhi që e liroi nga arresti shtëpiak

24 Prill 2025, 15:25 | Përditesimi: 24 Prill 2025, 15:25

Sali Berisha përdori sot një tjetër taktikë për të shmangur një vendim nga GJKKO për kalimin për gjykim ose jo të dosjes Partizani, ku është marrë i pandehur bashkë me dhëndrin Jamarbër Malltezi.

Avokatët e Berishës kërkuan përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi me argumentin se është e njëanshme.

Por në fakt, vetëm 5 muaj më parë ishte vetë Sali Berisha ai që falënderonte publikisht gjyqtaren Flojera Davidhi, e cila e liroi nga arrest shtëpiak më 27 nëntor 2024.

I.M/Shqiptarja.com