Sot Kuvend, diskutime dhe votim i projektligjit për rritjen e pagave të qeverisë, deputetëve dhe nëpunësve të administratës

25 Maj 2023, 10:17 | Përditesimi i fundit: 2023-05-25 17:42:05

Në seancën e sotme plenare, në fokus do të jetë diskutimi dhe votimi i projektligjit që parashikon rritje të pagave për Presidentin, kryeministrin, ministrat, deputetët dhe nëpunësit e administratës publike. Deputetët do të flasin edhe për rritjen e rrogës minimale.